Vendosni fjalën kyçe....

“Beteja për Kushtetutën është për fëmijët tanë, e vërteta mbrohet nga shpirti e grushti juaj”


Artisti Bujar Kapexhiu ka bërë thirrje të mbrohet Kushtetuta me çdo kusht.

Ai tha se mbrojtja e saj është përgjegjësi e çdo qytetari. Kapexhiu theksoi se beteja për Kushtetutën është për fëmijët dhe të ardhmen e vendit.

‘Mos u gënjeni, e vërteta mbrohet vetëm nga shpirti juaj dhe po të jetë nevoja edhe nga grushti juaj. Të gjithë se bashku të mbrojmë Kushtetutën.

Të mbrojmë ligjin e të vërtetës. Në të njëjtën kohë, në çaste të veçanta jam ndjerë dhe demokrat, socialist, legalist. Por vetëm për të mirën e Shqipërisë dhe në interes të atdheut tim. Në këto çaste jam me të gjithë, të gjithë ju që jeni në mbrojtje të ligjit e kushtetutës. Jam kundër të gjithë atyre që duan ta shkelin, deformojnë ligjin për interesa të ngushta personale apo të një grupi të caktuar. Morëm më të keqen e diktaturës dhe po shpikim më të keqen e demokracisë.

Politikanë të të gjitha ngjyrave, të shkurtër apo gjatë. Ky është një podium që e ka ngritur presidenti Ilir Meta. Herë tjetër kanë qenë Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha. S’ka rëndësi podiumi i kujt është. Kam një ëndërr ku njerëzit nuk i japin një shuplakë tjetrit. Unë dua të jetoj në këtë vend të mrekullueshëm pa pasur frikë. Kjo është betejë për fëmijët tanë, për vetën tonë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *