Vendosni fjalën kyçe....

Daçiç: S’do heqim dorë, javës tjetër punojmë për një tjetër tërheqje të njohjes së Kosovës


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiç, tha sot se Serbia s’mund të heqë dorë nga e drejta mbi Kosovën dhe shtoi se Beogradi nuk do pranojë ultimatume e shantazhe.

Ai e bëri deklaratën gjatë një ceremonie në qytetin Kralevë, me rastin e 30-vjetorit të themelimit të partisë ku bën pjesë, raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta.

‘Ata po presin që ne të pushojmë së luftuari për Kosovën, që ta pranojmë si shtet të pavarur që i përket shqiptarëve. Ne me të vërtetë jemi për dialog, jemi për kompromis, por në emër të Serbisë unike, bashkë me presidentin Vuçiç, do i rezistojmë çfarëdo presioni. Nuk do pranojmë ultimatume e shantazhe.’ – tha Daçiç.

Ai paralajmëroi se aktivitet i tij i ardhshëm në cilësinë e ministrit të Jashtëm të Serbisë do të jetë udhëtimi në Afrikë, ku do negociojë me një shtet rreth tërheqjes së njohjes për pavarësi të Kosovës, shkruan Koha.net.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *