Dita e sotme ka nisur me vranësira dhe reshjet shiu me intensitet deri mesatar. Por sipas Meteoalb pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit në pjesën e dytë të ditës.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01ºC në 13ºC, në zonat e ulëta nga 06ºC në 19ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 20ºC.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzimi 5 ballë.
Ndërkohë në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 01ºC deri në 13ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 14ºC.