Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama: Mos harxhoni lekë kot duke blerë maska, asnjë i prekur nga koronavirusi


Gjatë fjalimit të tij në foltoren e Kuvendit, kryeministri Edi Rama u ka bërë sot thirrje qytetarëve që të mos përfshihen nga paniku për koronavirusin dhe të mos i çojnë paratë dëm duke blerë maska. Kryeministri tha se në vend deri tani nuk ka asnjë të prekur nga koronavirusi dhe i këshilloi qytetarët të ruhen nga lajmet që qarkullojnë të cilat shkaktojnë ankth e panik.

“Qytetarët duhet të ruhen nga infodemia me vetëdijen se të gjitha këto burime shkaktojnë ankth dhe pasiguri, alarme krejtësisht të pakëshillueshme kur duhet përballuar epidemia.

E thëna e fundit zyrtare lidhur me vdekshmërinë e personave të prekur ka rënë nga 3% në 2.3%, pra 2.3% e të prekurve kanë humbur jetën, ndërsa 97.7% e përballon pa pasoja.

Nëse shikojmë efektet e infodemisë, fjala vdekje dhe lajmet janë më shumë sesa shërim. Realiteti është krejt ndryshe nga sa mund të përceptohet.

Duke folur për masat, thirrja që bën OBSH, është mos rendni për të blerë maska, mos harxhoni lekë, se nuk mbrojnë personat nga prekja, janë të dobishme për mjekët, vetë të prekurit dhe ata që u shërbejnë, për të tjerët nuk kanë asnjë dobi dhe nuk mbrojnë nga asgjë. Gjithë histeria është harxhim i kotë i lekëve. Në Shqipëri Ministria e Shëndetësisë ka një milion dollarë plus për të adresuar problematikat dhe numëron 1.2 mln maska të shpërndara, ëq do të mbeten si relike, për të kujtuar se një ditë kaloi këtej, që në fakt nuk ka kaluar, një farë epidemie që duhet koronavirus. Deri tani nuk ka asnjë të prekur”-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *