Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vdekur i dënuari në burgun e Peqinit


Një i dënuar është gjetur i vdekur në burgun e Peqinit.

Viktima që dyshohet se është vetëvrarë është identifikuar si 40-vjeçari Fatmir Veliaj nga Mallakastra, i cili ka qenë i dënuar me burgim të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme. Pak ditë më parë, një 43-vjeçar u gjet i vrarë në burgun 313 në Tiranë. Bilbil Hasani nga Kukësi u gjet i varur në qeli e dyshohet se është vetëvarur.

‘Rreth orës 14:00, në ambjentet e IEVP Peqin, shtetasi F.V., 40 vjeç, banues në Mallakastër, dyshohet se ka varur veten,  i cili ka qënë i dënur me burgim të përjetshëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *