Pas figurave të njohura të artit, diplomacisë, drejtësisë dhe studentëve, morri fjalën në podim Kreu i Shtetit i cili thirri edhe tubimin e sotëm për mbrojtjen e Kushtetutës.
Kreu i Shtetit iu referua nenit 2 të Kushtetutës ku thuhet sovraniteti i përket vetëm popullit.
“Presidenti i popullit kuq e zi, ulet në gjunjë vetëm para flamurit kuq e zi dhe para popullit kuq e zi, para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistët vendas dhe organizata ndërkombëtare mafioze që kërkon të shkatërrojë sovranitetin dhe Kushtetutën tuaj.
Neni 2 i Kushtetutës që ju votuat në referendum më 22 nëntor ‘98 thotë sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit. Ndaj ju kam ftuar jo si Ilir Meta por si Presidenti juaj, si i vetmi institucion legjitim që ka mbetur në këtë shtet për të dëgjuar zërin tuaj sepse kur institucionet bien ngrihet populli dhe populli nuk futet në xhep si parata e oligarkëve“-tha Meta.