Vendosni fjalën kyçe....

Më shumë se 1.500 të prekur nga koronavirusi, të rejat e fundit nga Italia


Ka shkuar në 1.577 numri i personave të prekur nga koronavirusi deri më tani në Itali. Ansa.it shkruan se 34 njerëz kanë ndërruar jetë, pesë vetëm në ditën e fundit.

Ndërkohë 83 pacientë në të gjithë Italinë janë shëruar. Ky është bilanci i publikuar nga kreu i mbrojtjes civile, Angelo Borrelli.

Sipas tij, ka 639 pacientë me simptoma për koronavirus dhe 140 prej tyre janë në kujdes intensiv (nga të cilët 106 në Lombardi), rreth 9% e numrit të përgjithshëm të të prekurve me virusin.

Borrelli ka theksuar se duhet të bëhet nje korordinim shumë më i mirë në nivel europian.

“Maskat mungojnë sepse kishte mungesa në treg. I kemi gjetur dhe po blejmë më shumë se 5 milionë të tjera; nesër do të vijnë 400 mijë dhe do t’i shpërndajmë. Ne kemi dorëzuar tashmë disa mijëra, është aktivizuar makina organizative. Nga e nesërmja do të kemi mundësi të shpërndajmë maska për të gjithë ata që shërbejnë “- përfundoi Borrelli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *