Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Metës pak orë para tubimit: Erdhi koha të dëgjohet sa më fort zëri i popullit


Në një kohë kur vetëm pak orë na ndajnë nga manifestimi i këtij 2 marsi, presidenti i vendit thotë se tashmë është koha që zëri i popullit të dëgjohet sa më fort.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta kujton fjalët e poetit Fan Noli për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin, të cilin e konsideron si figurën më frymëzuese për mbijetesë të kombit tonë.

“Heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, siç me të drejtë ka thënë Fan Noli, do të mbetet shqiptari më i gjallë ndër të gjallët, figura më shpëtimtare dhe më frymëzuese për mbijetesë e kombit tonë, që testament na ka lënë domosdoshmërinë e bashkimit në momentet më të rrezikshme të ekzistencës së kombit tonë.

Sot në përkujtim të ngjarjes historike të Besëlidhjes së Lezhës, unifikimit kombëtar përballë rrezikut të asimilimit e shkombëtarizimit, mesazhi që na sjell nga historia, uroj të na ndihmojë ne të gjithëve për reflektuar, për t’u ngritur dhe bashkuar sa nuk është vonë, në një Besëlidhje të re, po aq të fortë e gjithëpërfshirëse, përballë një rreziku të ri pushtimi nga një sekt mafioz, pa fe, pa familje, pa atdhe, që ka marrë peng të ardhmen e çdo shqiptari!

Zëri i popullit është zëri i Zotit! Erdhi koha të dëgjohet sa më fort!

Mirësevjen BESËLIDHJA E RE me Pranverën Kuqezi!”– shkruan Meta.

Tubimi i kësaj të hëne nis rreth orës 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *