Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Manastirliu: Shqipëria nuk ka asnjë rast me koronavirus, janë testuar 31 veta


Deri më tani Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar nga koronavirusi. Kështu është shprehur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga foltorja e Kuvendit.

Ministrja tha se deri tani janë testuar 31 persona të dyshuar për koronavirus, por të gjithë kanë rezultuar negativë.

 “Ajo çfarë të gjithë vendet e botës janë duke bërë është forcimi i vigjilencës. E rëndësishme sot për të thënë, se edhe qytetarët tanë janë shumë të interesuar të dinë, është se aktualisht Shqipëria nuk ka asnjë rast të konfirmuar të prekur, deri në këto momente që flasim, janë realizuar disa teste në raport me peronat që kanë shfaqur simptomat, janë 31 të testuar që kanë rezultuar negativë”- tha Manastirliu.

Ministrja shtoi se janë mbi 1 mijë udhëtarë të skeduar dhe të kontrolluar lidhur me virusin, ndërkohë që sipas saj po bëhet një punë e madhe për mbrojtjen e personelit.

Ajo tha se 1 milionë dollarë janë shtuar në buxhetin për spitalet për rritjen e stokut të medikamenteve dhe se janë shpërndarë maska për fytyrën për stafin mjekësor.

“Një milion dollarë janë shtuar nga buxheti për masat personale dhe 1.2 milionë maska janë shpërndarë për forcimin e masave personale. Spitali infektiv do të presë rastet nëse do të ketë më pas do të ketë një transformim te spitalit ‘Shefqet Ndroqi’. Urgjenca kombëtare ka marrë të gjitha masat për transportin e rasteve”– shtoi ajo.

Manastirliu ka përsëritur apelin për të gjithë ata persona që kthehen nga zonat e prekura, apo kanë patur kontakt me persona të prekur, që të vendosen për 14 ditë në vetëkarantinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *