Muzeu i Luvrit ka mbyllur dyert të dielën e 1 marsit për vizitorët, për shkak të një “takimi informativ” mbi përhapjen e koronavirusit. Lajmi u konfirmua përmes faqes zyrtare të muzeut.
“Një takim informativ për gjendjen shëndetësore lidhur me masat parandaluese për virusin COVID19 pas udhëzimeve ministrore të transmetuara nga autoritetet kompetente, vonon hapjen e muzeut të Luvrit të dielën, 1 Mars. Muzeu nuk mund të hapet për momentin.”- thuhej në njoftim.
Në mbledhje po diskutohej nëse muzeu duhej të mbyllej si masë parandaluese për koronavirusin ose jo, pas shqetësimit të ngritur nga punonjësit. Një grumbull njerëzish kanë pritur jashtë në radhë, me shpresën se dera do hapej për t’u futur brenda.
Longue file d’attente au Louvre. Musée toujours fermé pour l’instant (10h). Pas d’annonce officielle mais apparemment, à l’intérieur, assemblée générale du personnel pour décider s’il faut ouvrir à cause du #coronavirus pic.twitter.com/fFrR3o1e5a
— Anthony Morel (@AnthonyMorel) March 1, 2020
Edhe pse muzetë nuk preken nga vendimi i qeverisë për të ndaluar tubimet e njerëzve, punonjësit e muzeut të Luvrit nuk janë të bindur dhe kanë shprehur shqetësimin e tyre për epideminë që po vazhdon të përhapet në Francë.
Le Parisien shkruan se ata kanë organizuar dhe një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit të Shëndetit, Sigurisë dhe Kushteve të Punës këtë të hënë, në përfundim të të cilës do të vendosin se çfarë të bëjnë për ditët në vijim.