Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari ngre alarmin për dhunën ndaj grave: Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës


Deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar sot në foltoren e Kuvendit, marrjen e masave të menjëhershme pas krimeve të fundit në familje në Rrëshen dhe në Durrës, ku u vranë dy gra.

Hajdari ngriti alarmin për numrin e lartë të grave të vrara në vend dhe tha se Shqipëria është sot në një emergjencë kombëtare.

Deputetja shtoi se edhe vetë ajo ka qenë viktimë e dhunës, duke shtuar se nuk po fliste për dhunë psikologjike.

“Një gjyqtare u vra në mes të rrugës si një kafshë, ky Parlament nuk bëri asgjë, në 2 muaj janë vrarë 7 gra. Kjo është një emergjencë kombëtare! Gratë sot nuk janë të mbrojtura, gra e vajza dhunohen çdo ditë. Më vjen keq që sot flas ende për gra e vajza që vriten çdo ditë në rrugët e Tiranës. Ju sot ç’po bëni? Reklamoni se roli i grave po rritet, ndërkohë që ato po vriten. A e kuptoni sot se ne jemi të gjitha viktima të këtij Parlamenti. Për mua është problem i thellë. Deklaroj para jush se edhe unë kam qenë pre dhe viktimë e dhunës. Nuk flas për dhunë psikologjike, jemi të gjithë viktima të këtij fenomeni. Edhe nëna ime kur jetonte në komunizëm, edhe unë por fëmija im nuk duhet të jetë më viktimë e dhunës”, tha Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *