Vendosni fjalën kyçe....

Serbia do blejë armë nga Izraeli


Presidenti serb, Vuçiç, ka njoftuar blerjen e armatimeve të reja nga Izraeli.

Gjatë një interviste për ‘Jerusalem Post’ ai ka theksuar se Beogradi po mundohet t’i forcojë marrëdhëniet me Izraelin.

Vuçiç njoftoi se Serbia do bëjë një porosi të konsiderueshme armësh për të forcuar aftësitë e saj ushtarake.

Më herët Beogradi ka marrë avionë e helikopterë luftarakë nga Rusia ndërsa vetëm pak ditë më parë bleu edhe sisteme mbrojtjeje kundërajrore, shkruan Lajmi.net.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *