Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka reaguar lidhur me rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kim shpreson që Bashkimi Evropian (BE) të thotë “PO” për Shqipërinë duke shpërndarë edhe postimin e komisionerit për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
“Procesi i pranimit në BE – dhe reformat që kërkohen – do ta bëjnë Shqipërinë më të fortë. Shpresojmë që BE të thotë PO për Shqipërinë”- shkruan zonja Kim në Twitter.
“Komisioni Evropian i qëndron fort rekomandimit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe shpresoj që Shtetet Anëtare të marrin një vendim pozitiv në javët e ardhshme”-shkruan Varhelyi.