Vendosni fjalën kyçe....

“Pa Gjykatë Kushtetuese, Kushtetuta s’ka asnjë vlerë, 4 arsyet pse marr pjesë në këtë tubim”


Gjykatësi Ledi Bianku, i cili ka përfaqësuar Shqipërinë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, foli i pari në tubimin e thirrur nga presidenti Meta. Ai tha se nuk kishte katër arsye që e kishin nxitur të pranonte ftesën e kreut të shtetit.

Rëndësia e këtij tubimi, mbrojtja e Kushtetutës. Debati president mazhorancë nxjerr një tjetër problem, mungesa e Gjykatës Kushtetutese. Pa asnjë gjykatë nuk kemi më forcën e ligjit që vepron por kemi ligjin e forcës. Kjo çon te arsyeja e dytë.

Në një vend ku presidenti nuk ka një organ të pavarur, mendoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë kur ia shkel qeveria? Unë kam ardhur që tju them se këtu jemi për pushtetin kushtetutes që t’i drejtohen gjykatave të pavarura kur iu shkelen të drejtat.

Çfarë emri i vihet kësaj situate? A mund të themi se kemi shtet të së drejtës në këto situata? Në këtë absurd kushtetues, aq më tepër kur stina e protestave kanë shpërthyer edhe në vende të tjera, si do reagojnë bashkëkombasit e mi? Një popull që fle në demokraci ka rëndësi të zgjohet në diktaturë.’ – tha Bianku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *