Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali sulmon Metën para manifestimit: BesëLikja nuk është as e re, as pranverore


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka sulmuar presidentin e vendit Ilir Meta, pasi ky i fundit e quajti manifestimin që pritet të mbahet sot si një “besëlidhje të re të pranverës kuqezi”.

Ndryshe nga Meta, Spiropali e quan atë si ‘klithmë të zullumit të së shkuarës’ nga frika që u shkakton sipas saj Reforma në Drejtësi.

“BesëLikja nuk është as e re as pranverore! BesëLikja është klithma e zullumit të së shkuarës që zien nga Reforma në Drejtësi. Ështe frika nga Besa e lidhur me SHBA/BE për ta bërë vendin Shtet të së Drejtës. Ështe rruga qorre e atyre që s’e duan rrugën e Shqipërisë Europiane!”- shkruan Spiropali.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta kujtoi mëngjesin e sotëm fjalët e poetit Fan Noli për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin, të cilin e konsideron si figurën më frymëzuese për mbijetesë të kombit tonë.

 Në këtë mesazh, Meta e quajti tubimin e sotëm “besëlidhja e re” ndërsa shtoi se tashmë është koha që zëri i popullit të dëgjohet sa më fort.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *