Vendosni fjalën kyçe....

“Të gjithë në Bulevard në mbrojtje të Kushtetutës, të shporrim Edi Ramën” – Thirrja e deputetit


Deputeti i PD-së, Maliqi, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në tubimin e thirrur nga presidenti Meta në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në orën 17:00.

Ai tha se të gjithë shqiptarët dhe deputetët e opozitës të dalin në Bulevard për të larguar kryeministrin Rama të cilin e cilësoi si të keqen më të madhe që ka goditur vendin.

‘Të dalim të gjithë në Bulevard në mbrojtje të Kushtetutës. Të shporrim këtë kryeministër që ka varfëruar vendin, që ka shpopulluar Shqipërinë, që po shkel të gjitha të drejtat dhe liritë e shqiptarëve. Të dalim sot me flamuj kuqezi në mbrojtje të vendit. Ta divorcojmë Edi Ramën nga karrigia. Të bëjmë protesta pa u ndalur deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në vend,të lira e të ndershme.’ – tha Maliqi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *