Vendosni fjalën kyçe....

VATRA mbështet manifestimin e sotëm, Meta: Diaspora, shtysa kryesore në momentet më kyçe


Organizata më e rëndësishme e shqiptarëve në SHBA dhe gjithë diasporën, VATRA doli dje në mbrojtje të manifestimit të 2 marsit të thirrur nga presidenti i vendit Ilir Meta.

E ku i fundit ka dalë sot me një falenderim për mbështetjen nga VATRA, duke kujtuar se shqiptarët e diasporës kanë qenë gjithmonë shtysa kryesore për lirinë dhe demokracinë e Shqipërisë.

“Falenderim të përzemërt për VATRËN, organizatën më të vjetër Panshqiptare në SHBA, të themeluar nga dy korifejtë dhe personalitetet e mëdhaja të kombit tonë, Fan Noli dhe Faik Konica.
Shqiptarët e diasporës, veçanërisht ata në SHBA, në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë!”– shkruan Meta.

Në deklaratën e Federatës Panshqiptare VATRA theksohet se situata e krijuar në Shqipëri si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës e ka bërë të domosdoshme mbrojtjen e Kushtetutës. Në njoftim thuhet se VATRA e mbështet presidentin në çdo veprim që do të merret për rikthimin kushtetues të institucioneve shqiptare. Ndërsa e konsideron daljen në rrugë të presidentit si mjetin e fundit për të kthyer pushtetin atje ku ai buron, tek Populli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *