Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja e punëtorit në guroren e Krujës, tre persona në pranga

Policia ka arrestuar tre persona lidhur me shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e kaluar në guroren e Krujës, ku humbi jetën punëtori Asllan Jaupaj dhe u plagos një tjetër.

Të arrestuarit janë përfaqësuesi ligjor i gurores në Krujë dhe dy shtetas të tjerë, punonjës të firmës. Ndërkohë janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, me detyrë administrator dhe drejtues teknik.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 01.03.2020, ku në fshatin Kurcaj të Krujës, duke punuar në një gurore të licencuar, gjatë montimit të minave elektrike humbi jetën shtetasi A. J., 55 vjeç dhe mbeti i plagosur shtetasi G. D., 55 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. J., 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përfaqësues ligjor i firmës.
  2. C., 32 vjeç, banues në Kurcaj, Krujë.
  3. D., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë shpallur në kërkim policor shtetasit:

  1. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator, si dhe shtetasi A. K., 66 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar, kur gjatë montimit të minave elektrike dyshohet se aksidentalisht ka shpërthyer njëra prej tyre. Për pasojë ka humbur jetën punonjësi 55-vjeçar Asllan Jaupaj ndërsa mbeti i plagosur  55-vjeçari Gani Demnushi.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë me plagë në kokë e trup.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *