Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në një banesë tre katëshe në Korçë, shkak dyshohet ngrohësja elektrike nga dhoma e studenteve


Një banesë tre katëshe është përfshirë nga flakët në Korçë teksa zjarri ka filluar nga dhoma ku banonin tre studente.

Nga zjarri nuk ka të lënduar ndërkohë shkak ka qenë një ngrohëse që punonte me energji elektrike.

Zjarri ka rënë në lagjen nr. 5 të qytetit dhe mjetet zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes për të fikur flakët.

Zjarri rrezikonte të përhapej në të gjithë shtëpinë por është lokalizuar nga zjarrfikësit ndërsa tre studentet e dhomës ku ra zjarri kanë shpëtuar pa lëndime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *