Vendosni fjalën kyçe....

Diplomatët largohen nga Koreja e Veriut pas qëndrimit në karantinë


Diplomatët e Koresë së Veriut më në fund do të lejohen të largohen nga vendi, pasi kanë qëndruar në karantinë për një periudhë 30-ditore.

Avioni shtetëror i Koresë së Veriut do të zhvillojë një fluturim special nga Pyongyang në qytetin rus Vladivostok, për të dërguar atje diplomatët dhe stafin e organizatave ndërkombëtare që duan të kthehen në shtëpi, tha agjensia e lajmeve Kyodo.

NK News raporton se rreth 60 njerëz do të jenë në gjendje të largohen gjatë fluturimit të planifikuar për të premten.

Gjatë kësaj kohe, diplomatët nuk janë të lirë të bredhin, megjithëse u lejohet të dalin nga kompleksi përsëri e kanë të ndaluar të futen në restorante, dyqane, palestra dhe hotele në qytet.

Pyongyang ka karantifikuar qindra shtetas të huaj për më shumë se një muaj, sipas BBC-së plot 380 të tillë.

 Megjithatë nuk është ende e qartë se sa prej tyre janë diplomatë dhe sa kanë punuar diku tjetër. Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë në një përpjekje për të mbajtur jashtë koronavirusin ndërsa pretendon se nuk ka asnjë rast të virusit në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *