Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse ndalesh të pushosh një qen që leh…” – Mesazhi i Ramës një ditë pas manifestimit të Metës


Një ditë pas manifestimit të thirrur nga presidenti Meta, kryeministri Edi Rama ka publikuar një citim të Winston Churchill-it.

Rama e ka kthyer në ritual citimin e personazheve të njohur çdo mëngjes, e mesazhi i mëngjesit të sotëm duket si një kunj për presidentin.

“Asnjëherë nuk do arrish në fund të udhëtimit, nëse çdoherë ndalesh të pushosh një qen që leh”-shkruan Rama.

Ditën e djeshme u organizua një manifestim paqësor, i thiruur nga presidenti Ilir Meta në mbrojtje të Kushtetutës. Në fund të fjalës së tij Meta bëri edhe një paralajmërim për maxhorancën e cila nëse nuk reflekton deri më 15 mars, pas kësaj date do firmosë shpërndarjen e Parlamentit.

Rama tha se ky ishte rasti i parë në botë që presidenti, i cili duhet të jetë mbi palët, organizon një protestë kundër qeverisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *