Vendosni fjalën kyçe....

Përzuri 20 tifozë japonezë nga stadiumi, klubi gjerman kërkon falje


Klubi i Bundesligës, Leipzig, ka kërkuar falje pasi i përzuri 20 tifozë japonezë nga stadiumi gjatë ndeshjes të së dielës, shkaku i shqetësimit se ata mund të jenë të infektuar me koronavirus.

Stafi i sigurisë në Red Bull Arena, gjatë barazimit me rezultat 1:1 kundër Bayer Leverkusenit, u kërkoi 20 tifozëve japonezë të dalin nga stadiumi, vetëm dhjetë minuta pasi kishte filluar loja, transmeton Gazeta Express.

“Një gabim u bë nga ana jonë drejt mysafirëve japonezë… tani që është bërë i qartë ky gabim, ne do të donim t’u kërkojmë falje të gjithëve”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi të hënën.

“Sa i përket masave që i kemi ndërmarrë për t’u ballafaquar me përhapjen e koronavirusit, ne do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm dhe në baza ditore me autoritetet përgjegjëse për të tentuar t’i gjejmë zgjidhjet më të mirat për të gjithë mysafirët tanë”.

Klubi e pranoi se stafi i sigurimit në stadium ishte udhëzuar të mos i intensifikojë kontrollet sa i përket hyrjes të grupeve të caktuara të njerëzve për shkak të rreziqeve potenciale.

Leipzigu gjithashtu e konfirmoi se përfaqësuesit e klubit janë takuar me personat e prekur nga ky rast dhe i ka ftuar ata për t’u kthyer për një ndeshje tjetër. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *