Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbledh banorët e Thumanës, i shpjegon projektet 3D të shtëpive


 

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur banorët e Thumanës për të shpjeguar projektet e rindërtimit të shtëpive.

Me projektet 3D, banorët e zonës u njohën me modelin e banesave dhe zonën ku do ndërtohen nga e para pronat e tyre të reja.

Shtëpitë do ndërtohen në një zonë tokë shtet në një lagje të integruar jo në vendin e ku ishin më parë shtëpitë e tyre.

Këto shtëpi janë anti-sizmike, përballojnë tërmet prej shumë ballësh dhe shumë më të rëndë se ai që ra. Janë ekologjike, pra që shërbehen 150 mijë lekë energji, sepse nuk kanë nevojë për shumë ngrohje në dimër dhe janë të freskëta në verë. Kanë edhe një element tjetër, që janë shumë rezistente ndaj erës. Banesat nuk krahasohen fare me ato që ishin, do të jenë të standardit më të mirë, që në Tiranë e vende të tjera shiten për arsye komerciale. Të gjithë do marrin atë që kanë humbur. Do t’i fusim një shkelm gjithë kësaj situate që ishte kur erdhi tërmeti”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *