Lionel Messi dhe Luis Suarez mund t’i varin këpucët në gozhdë shumë shpejt, por ka një brez të ri të talentit të familjeve respektive që shfaqen në radhët e Barcelonës.
Thiago Messi dhe Benjamin Suarez janë pjesë e grupit të ekipt të të rinjve katalanas, aty ku ka bërë pjesë edhe Lionel Messi, që erdhi në Spanjë në moshën 13-vjeçare, përpara se të bëhej një nga sulmuesit më të mirë në botë.
Duke veshur të njëjtin numër 10, i njohur prej babait të tij, Thiago Messi tregoi se ai ka të njëjtën nuhatje për gol si i ati.
Pamjet treguan dy herë Messin e vogël duke shënuar dy gola fantastikë. Benjamin Suarez tregoi se ai duket i destinuar të ndjekë hapat e babait të tij duke shënuar një gol të bukur gjithashtu.
Në ndeshje luanin gjithashtu djemtë e Sergio Busquets e Gerard Pique.