Vendosni fjalën kyçe....

Ambulancat shkojnë e vijnë, situatë kaotike në Urgjencën e Fierit


Helmohen përsëri  nxënësit e shkollës “Janar Kilica” në Fier. Nxënësit janë dërguar në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore pasi shfaqën probleme me frymëmarrjen dhe shenja të helmimit.

Spitali është mbushur me nxënës të shumtë por edhe me familjarë të tyre, të cilët janë të shqetësuar pasi nuk e dinë nëse fëmijët e tyre janë mes të helmuarve. Në fillim u mendua për 7 nxënës të helmuar, por me ambulancat që vijnë e shkojnë njëra pas tjetrës duke transportuar nxënësit në spitalin rajonal, besohet se numri i tyre është mjaft i lartë. 

Disa nxënës kanë shoqëruar njëri-tjetrin në spital, por ka patur edhe nga ata që janë dërguar me barrela nga mjekët e ndihmës së shpejtë në spital.

Në vend ndodhet edhe Drejtori i Policisë së Fierit i cili ka nxjerrë nga spitali mediat dhe po ashtu edhe Drejtoresha e Arsimit në Fier Yllka Beci. Ndërkohë edhe dera e shkollës është e mbyllur dhe mediat nuk lejohen.

Kujtojmë se një situatë e ngjashme ndodhi edhe rreth një javë më parë, në të njëjtën shkollë, ku u tha se shkak ishte bërë një eksperiment në laboratorin e kimisë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *