Vendosni fjalën kyçe....

Besnik Canit i hiqet mandati, s’do jetë më anëtar i KLP-së


Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë disa vendime në mbledhjen e sotme. Anëtarit të saj, Besnik Cani, i ka mbaruar mandati pas shkarkimit të tij nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Po kështu në mbledhjen e sotme KLP-ja emëroi prokuroren Mirela Kapo si ndihmësmagjistrate në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

‘Me shumicë votash u miratua projekt-akti për komandimin e znj. Mirela Kapo, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, në pozicionin e ndihmës-magjistratit pranë Kabinetit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për një periudhë pesë vjeçare duke filluar nga data 04.03.2020.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar nё nenin 149/b, pika 1, germa d të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 66/3 të ligjit nr. 84/2016 “ Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenet 164/8, 166/2, 189/1/a të Ligjitnr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar dhe pasi u njoh me vendimin nr.2, datë 27.02.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit si dhe relacionin e përgatitur nga Komisioni i Disiplinës, vendosi të deklarojë mbarimin e mandatit si anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për Z.Besnik Cani, për shkak të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës.’ – thuhet ndër të tjera në njoftimin e KLP-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *