Ministrja e Financave, Denaj, deklaroi mbrëmjen e sotme se aministia e paralajmëruar nga kryeministri ka të bëjë me paratë e ligjshme por që janë jashtë sistemit.
Ajo e bëri deklaratën në News24, në emisionin Real Story ku tregoi për elementët që përfshin kjo amnisti duke lajmëruar se paratë nga burime të paligjshme do bllokohen. ‘Kjo nuk bëhet për të amnistuar të gjithë paranë cash që ndodhet në ekonominë shqiptare. Të ardhurat jo formale por të ligjshme, të gjithë rrugët e tjera lidhur me punë të pandershme, veprimtarive kriminale nuk janë subjekt i amnistisë dhe do të vijojnë të luftohen me të njëjtat institucione. Do të kalojnë në disa filtra.Nëse do të vërtetohet që vijnë nga burim i paligjshëm atëhere i sekuestrohen.’ – tha ajo.
Më tej ministrja tha se aministia do jetë për një kohë të shkurtër ndërsa do niste nga funksionimi shumë shpejt.
‘Kur të vendoset kjo amnisti ka një afat kohe, ky afat nuk mund të jetë i gjatë dhe lançimi nuk do të jetë i vonuar. Po diskutohet me ndërkombëtarët.’ – shtoi ajo.