Një person ka humbur jetën aksidentalisht në Vlorë.
Sipas policisë, 60-vjeçari me iniciale N.H., është zënë poshtë nga skrepi i një kompanie private.
Drejtuesi i mjetit që zuri poshtë këmbësorin është larguar nga vendi i ngjarjes e policia e ka shpallur në kërkim.
‘Rreth orës 18:10, në një rrugë dytësore të fshatit Dukat, Vlorë, një këmbësor rreth 60 vjeç është zënë poshtë dyshohet aksidentalisht nga një skrep i një firme private e cila kryente punime në këtë rrugë. Si pasojë 60 vjeçari N.H ka humbur jetën. Drejtuesi i skrepit është larguar nga vendi i ngjarjes por po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave.’ – thuhet në njoftimin e policisë.