Vendosni fjalën kyçe....

Helmimi i nxënësve në Fier, flet drejtoresha e shkollës: Është hedhur një lëndë, edhe radhën e parë e hodhi një nxënës


Drejtoresha e shkollës “Janaq Kilica” në Fier, Firiniqi Fuli, ka folur në një prononcim për “News 24”, për helmimin e nxënësve të kësaj shkolle.

Ajo tha se në shkollë është hedhur një lëndë helmuese, por nuk dihet se çfarë lënde ka qenë.

Drejtoresha pranoi se edhe javën e kaluar nuk bëhej fjalë për një eksperiment në laboratorin e kimisë, por se një nxënës ka hedhur një sprajt.

“Më falni se kam njerëz këtu dhe për momentin nuk ju përgjigjem dot. Është hedhur diçka. është hedhur një lëndë. Nuk po gjetet se çfarë lënde është. Kjo shkakton një lloj djegie në sy, tubullim dhe gjendje të fikëti. Ka ndodhur dhe para disa ditësh, të premten ka qenë një nxënës që e ka hedhur. Ngjarja është përsëritur. Është marrë policia. Është minoren, ai është fëmijë shumë i vogël dhe e ka përjetuar shumë keq. Nuk mund të them se është i njëjti person. Lënda është hedhur brenda godinës së shkollës.

Ne kemi detyrimin për aq kohë sa gjërat nuk janë të qartë, që të mos themi atë që mendojmë. Nëse doni të themi kush është personi, çfarë lënde… s’mundem t’ju përgjigjem se nuk jam eksperte e fushës. Ne në radhë të parë kemi hallin e shëndetit të fëmijëve.

E bëmë me qëllimin e mirë që të mos përhapnim panik. Sepse ata janë të gjithë të shqetësuar. Nuk do zgjidhim se çfarë thonë gazetarët. Kemi hallin e fëmijëve.”– tha drejtoresha.

(Lajmi në përditësim…)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *