Vendosni fjalën kyçe....

Irani liron përkohësisht 54,000 të burgosur për shkak të koronavirusit


Irani ka liruar përkohësisht më shumë se 54,000 të burgosur, në një përpjekje për të luftuar përhapjen e koronavirusir në burgjet e tejmbushura.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Gholamhossein Esmaili, u tha gazetarëve se të burgosurve iu lejua të dilnin nga burgu me kusht, pasi rezultuan negativë për virusin Covid-19.

BBC shkruan se të burgosurit e sigurisë, të dënuar me më shumë se pesë vjet nuk do të lihen të lirë.

Ka pasur më shumë se 90,000 raste të raportuara për virusin Covid-19 në të gjithë botën dhe 3,110 prej tyre kanë humbur jetën që kur epidemia u shfaq në fund të vitit të kaluar në Kinë.

Në Iran, koronavirusi ka vrarë të paktën 77 njerëz në më pak se dy javë.

Të martën, ministria e shëndetësisë tha se numri i rasteve të konfirmuara ishte rritur me më shumë se 50% për ditën e dytë me radhë. Tani ai ka shkuar në 2.336, megjithëse besohet se shifra e vërtetë është shumë më e lartë.

Rastet e lidhura me Iranin janë raportuar gjithashtu në Afganistan, Kanada, Liban, Pakistan, Kuvajt, Bahrein, Irak, Oman, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *