Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari i Ballës publikon foton e Metës te resorti i Hajrave, reagon Blushi: Fotoja bie erë inceneratorësh, trego shokët e motrës


Përplasja mes Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Presidentit ka kaluar në nivelin e këshilltarëve për mediat të cilët kanë shkëmbyer akuza në distancë mes njëri-tjetrit.

I pari që ndezi debatin ishte këshilltari për mediat i Taulant Ballës i cili nëpërmjet publikoi një foto të Presidentit Ilir Meta me një nga pjesëtarët e grupit “Hajri” sipas tij, në resortin “Golden” të sekuestruar nga OFL-ja.

Sipas këshilltarit Besian Ajazi, ai ngre dyshime se sjellja e Presidentit bëhet për shkak të aksionit të OFL-së.

“Më vjen keq për gjuhën që përdor në mënyrë të vazhdueshme zëdhënësi i Presidentit, ish-kolegu im Tedi Blushi dhe keqpërdorimin e tij nga ana e Presidentit apo kushdo që i shkruan.
Zoti President nëse sjellja juaj në këto kohë vjen nga dhimbjet që po shkakton OFL në botën e krimit atëherë po të themi mirë është të mos merresh me Hajrin se nuk ke për të bërë kurrë hajër
”-shkruan Ajazi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Tedi Blushit pas publikimit të fotos, i cili thotë për foton se “bie erë inceneratorësh”, duke i kërkuar ta çojë në SPAK.

Por Blushi kërkon që të publikohet një bisedë e një ministreje për të ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri.

Sa për foton, bie erë inceneratorësh kjo flluskë e mjerë!
Por mos humb më asnjë sekondë!
Çoje direkt drejt SPAK-ut ta sqarojnë ata, meqë u jep edhe direktiva publike!
Bashkë me të edhe bisedën e freskët tek zyra e një ministreshe të famshme për t’i ekstraduar të vëllanë nga Italia në Shqipëri! Publikoje më mirë vetë bisedën!
Bashkë me to tregoi SPAK-ut edhe shokët e motrës!”-
shkruan Blushi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *