Vendosni fjalën kyçe....

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Andi Civicin


Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Andi Civicin.

Këtë të hënë ai u ballafaqua me probleme në justifikimin e pasurisë, e KPK e përfundoi hetimin administrativ vetëm për këtë kriter.

Trupa gjykuese drejtohej nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe anëtare Xhensila Pine, ndërsa në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Në nisje të relatimit, Valbona Sanxhaktari tha se Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kishte konstatuar deklarim të pasaktë dhe mungesë të burimeve të ligjshme për gjyqtarin Andi Civici.

 Problem për Civicin u bënë huatë e marra nga vjehrri dhe daja i bashkëshortes për blerjen e një apartamenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *