Vendosni fjalën kyçe....

Luan Baçi publikon pamje nga situata në Fier: Papërgjegjshmëri e kryetarit të bashkisë e drejtorisë arsimore


Pas situatës kaotike që është krijuar në Fier pasi një numër i madh nxënësish janë dërguar në spital me shenja helmimi, ka reaguar kreu i degës së PD-së në Fier, Luan Baçi.

Ai e konsideron të papërgjegjshëm kryetarin e bashkisë Armando Subashi dhe drejtorinë arsimore. Baçi i bën thirrje qytetarëve që ta marrin vetë situatën në dorë situatën.

“E pa falshme dhe pa imagjinushme, pa pergjegjshmeria e Kryetarit te Bashkise, e dhe e Drejtoris Arsimore ne Fier.

Perseri jeta e nxenesve te shkolla Janaq Kilica ne rrezik.
Helm ne gjithe ambjentet e shkolles, nxenes qe ikin me urgjence ne spital.

Shteti ka rene, do duhej tju beja thirrje, deputeteve te qarkut, Kryetarit te Parlamentit, Kryeministrit, por ata nuk ekzistojne,
I bej thirrje qytetareve te Fierit prinderve te nxenesve, te rrezikuar nga pergjegjshmeria e te pa pergjegjshme qe te marrin ne dore fatet e femijve te tyre
Ne na kane ne krahe.”- shkruan Baçi.

Ai ka publikuar edhe pamje të situatës së krijuar në Fier, ku ambulancat njëra pas tjetrës transportojnë nxënës në spital.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *