Vendosni fjalën kyçe....

Meta paralajmëron tubime të tjera: Kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj


Dy ditë pas manifestimit të 2 marsit, presidenti i vendit Ilir Meta paralajmëron për tubime të tjera. Ai ka kthyer edhe një përgjigje për të gjithë kritikët duke theksuar se do jetë President deri më 24 korrik 2022 dhe njerëzit të mos lodhen me konspiracione pasi ai nuk ka synime të tjera.

“Mos u lodhni kot me konspiracione!
Jam Presidenti i Republikës dhe lider i sovranitetit dhe unitetit kombëtar, në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë!
Ky është projekti im i vetëm deri në 24 korrik 2022!
Nuk synoj, as për Kryeministër, dhe as për kryetar opozite deri atëhere. Por nga 2 marsi unë kam zbritur në shesh dhe do të vazhdoj shesh më shesh, në të gjithë Shqipërinë derisa të rivendosim vullnetin e sovranit në çdo institucion.
Po, qeveria duhet të ketë frikë nga POPULLI, jo POPULLI nga qeveria.”– shkruan Meta.

Presidenti e ka shoqëruar këtë postim me një video nga manifestimi i dy ditëve më parë, ku Bulevardi Dëshmorët e Kombit ishte i mbushur plot e përplot.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *