Shtyhet edhe një herë tjetër gjyqi ndaj Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të tjerë të bandës së tij, në Apelin e Gjykatës së Posaçme. Shtyrja kësaj here erdhi për shkak të mosplotësimit të trupës gjykuese.
Seanca e sotme nuk ka zgjatur më shumë se dy minuta.
Prej më shumë se një viti procesi ndaj Shullazit ka ngecur në Apel, ku Shullazi dhe grupi i tij apeluan vendimin e shkallës së parë.
Në fund të dhjetorit KLGJ i ka nisur një shkresë Ministrisë së Drejtësisë, të cilës i kërkon zhbllokimin e situatës duke sugjeruar ndryshime ligjore.
Nëse procesi vijon të jetë i bllokuar, anëtarët e grupit “Shullazi” shkojnë drejt lirimit nga paraburgimi.
Emiljano Shullazi u dënua nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg, ndërsa grupi në total me 55 vite për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës.
Tashmë dosja ndodhet në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.