Vendosni fjalën kyçe....

Pasi shpenzoi 500 milionë dollarë, demokrati Mike Bloomberg tërhiqet nga gara presidenciale


Ish-kryebashkiaku demokrat i Nju Jorkut, Mike Bloomberg është tërhequr nga gara presidenciale.

Kjo pasi politikani miliarder nuk arriti të fitojë asnjë nga 14 shtetet në primaret e së martës, pavarësisht se harxhoi mbi 500 milionë dollarë. Ai ka shprehur mbështetjen e tij për Joe Biden.

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut njoftoi se po pezullonte fushatën e tij përmes një deklarate për shtyp të mërkurën.

Edhe pse e nisi fushatën vrullshëm me një fushatë publicitare agresive ku shenzoi mbi 500 milionë dollarë, Bloomberg është tërhequr përdundimisht. Fushata e tij zgjati vetëm tre muaj.

Në fund të fundit edhe pse një person me 61 miliardë dollarë në bank, Bloomberg nuk qe në gjendje të lidhje me votuesit amerikanë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *