Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria franceze i mbijeton dy votëbesimeve për reformën e pensioneve


Qeveria e kryeministrit francez, Edouard Philippe, u ka mbijetuar dy votëbesimeve në kuvend, duke ia mundësuar miratimin e reformës pensionale, pavarësisht protestave të vazhdueshme të punëtorëve të sektorit publik.

Mijëra persona dolën në rrugët e Parisit dhe të qyteteve të tjera të martën për ta kundërshtuar reformën pensionale, për të cilën mendojnë se do t’i detyrojë punëtorët që të punojnë më gjatë për më pak para.

Disa deputetë të kuvendit francez e akuzuan presidentin Macron për sjellje diktatoriale gjatë debatit që filloi të martën e që zgjati deri pas mesnatës, shkruan “France24”.

Reforma pensionale i nxiti disa ndër grevat më të mëdha të dekadave të fundit. Ato u mbajtën në dhjetor të vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti nga punëtorët e transportit publik.

Protestuesit janë të zemëruar me vendimin e kryeministrit Philippe për të përdorur pushtet të veçantë kushtetues për ta çuar përpara miratimin e reformës pensionale.

Pavarësisht kritikave publike ndaj presidentit Macron, partia e tij ka një shumicë të theksuar në Dhomën e Ulët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *