Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 25 numri i viktimave nga tornadot në Tennessee


Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në Tennessee në SHBA, pasi vendi u godit nga një tornado. Guvernatori i shtetit William Lee tha të martën se numri i viktimave është rritur në 25.

Në Nashville, i cili është qyteti më i madh i Tennessee, tornadot shkaktuan mjaft dëme nëpër banesa dhe ndërtesa të tjera.

BBC shkruan se stuhia goditi pas mesnate dhe u zhvendos aq shpejt sa shumë njerëz që flinin nuk kishin kohë të strehohen.

Presidenti Donald Trump ka thënë se ai planifikon të vizitojë shtetin të premten. Skena në Nashville është “si një zonë lufte”, tha një banor për BBC.

Dy të tjerë, David Haskell dhe gruaja e tij, u futën në një strehë kur alarmet e urgjencës u fikën në telefonat e tyre.

“Dhjetë sekonda më vonë shtëpia thjesht shpërtheu”- tha zoti Haskell.


Pjesa më e madhe e dëmit është përqendruar në Qarkun Putnam (130 km në lindje të Nashville) ku janë raportuar deri më tani 19 viktima.

Kryetari i bashkisë së Nashville, John Cooper tha se qyteti ishte “shkatërruar” dhe u bëri thirrje njerëzve që t’u “japin një dorë ndihmë” fqinjëve. Rreth 150 të plagosur janë dërguar në spitale. Kryebashkiaku Cooper tha se operacioni i kërkim-shpëtimin është në vijim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *