Shqipëria po përgatitet për të qenë gati për të ritur refugjatët sirianë, në rast se do duhet.
Sipas Top Channel, që citon burime të pakonfirmuara, Emergjencat Civile, Policia e Shtetit, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes po diskutojnë për ngritjen e 6 qendrave pritëse në jug të vendit në kufi më Greqinë.
Paraprakisht është llogaritur që kapaciteti pritës në gjashtë qendra të jetë për rreth 30 mijë refugjatë.
Vendet pritëse të jenë në pikat kufitare të Kakavijës, Rips, qafë botë, 3 urat dhe Kapshticë. Ndërsa qendra pritëse mund të ngrihen edhe në Elbasan, Korçë, Gjirokastër e Lezhë.