Vendosni fjalën kyçe....

“Shteti privat i Edvinit, pas kthimit të PS-së në pronë familjare emëron avokaten e tij në postin e rëndësishëm”


Pas emërimit të Enkelejda Muçajt si Avokate e Shtetit në vend të Artur Metanit, ka ardhur reagimi i PD-së.

Nënkryetari i saj, Paloka, ka deklaruar se Rama ka emëruare në këtë pozicion të rëndësishëm avokaten e tij personale.

Sipas Palokës, Rama nuk po mjaftohet me kapjen politike të të gjitha institucioneve, por po i kap ata me njerëzit e rrethit të tij personal.

‘‘Shteti privat i Edvinit! Avokatja e tij personale emerohet Avokate e Shtetit. Kjo qe shihni ne foto eshte Enkelejda Muca ! Deri dje ishte avokatja personale e Edvinit.

Kjo perfaqesonte Edvinin ne gjyqin kunder meje , gjyq ku une u denova per “shpifje” sepse kisha deklaruar qe Saimir Tahiri dhe per pasoje dhe shefi i tij, kishin lidhje me krimin ( sot Tahiri eshte i denuar po jam dhe une qe e akuzova, i denuar per “shpifje” !!!).

Pervec ketij fakti , me kembenguljen e Rames dhe “argumentimin” e avokates se tij, une u denova me nje nen qe nuk ekziston me ne Kodin Penal, pasi shpifja eshte dekriminalizuar prej kohesh.

Po me qe Rama me donte patjeter ne burg , dhe me arrogancen e injorantit ngulte kembe ne kerkesen e tij (pavarsisht se Kodi Penal nuk ja jepte kete mundesi ) avokatja Muca , duke qene e vetedijshme se po kerkonte dicka absurde, i qendroi deri ne fund kerkeses se shefit !

Kete zonja e beri me mua , por e ka bere dhe ne dhjetra gjyqe te tjera ndaj perfaqesuesve te opozites dhe gazetareve duke zbatuar verberisht e pa asnje fije profesionalizem urdherat prej injoranti hakmarres te shefit te saj!

Nga sot kjo do te jete Avokatja e Shtetit…

Rama nuk po mjaftohet me , me kapjen politike te gjithe institucioneve te shtetit. Jo , ai po i kap institucionet me njerzit e rrethit te tij personal. Keshtu pasi eliminoi PS duke i kaluar institucionet ne duart e sektit te “rilindjes”, tani po e kufizon e po e ngushton edhe me shume rrethin, tek familjaret dhe lidhjet personale te tij dhe bashkeshortes se tij.

Ne fakt kthimin ne prone familjare te PS, e shpalli ne Kongresin qe sapo mbylli duke marre vendimin qe organizatat dhe forumet e PS do drejtohen nga nje burre e nga nje grua, pasi ju kishte nxjerre Linden te mbante fjalim si Nexhmija. Po tani po kerkon qe dhe gjithe institucionet e shtetit te kene te njejtin fat! – shkruan Paloka në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *