Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Sipas televizionit “News 24”, ish-kryeprokurori akuzohet për mosdeklarim të të hollave në kufi.
Akuza lidhet me mosdeklarimin e një shume në Gjermani që Lalla e ka përdorur për shkollimin e vajzës së tij. Këto para Llalla pretendon se i ka marrë borxh nga një mik.
Për shkak të funksionit që ka mbajtur si Prokuror i Përgjithshëm, Llalla po hetohet nga SPAK-u.