Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për shtyp ka dhënë detaje nga nga vizita që ai pati në SHBA, ku u takua me një sërë zyrtarësh.
Thaçi tha se takimet e realizuara, janë të rëndësishme për Kosovën në fazën e konsolidimit të shtetit, duke shtuar se mund ta bëjnë më të afërt arritjen e një marrëveshje me Serbinë.
Ai tha mes të tjerash se në SHBA i kishin premtuar edhe qindra milionë dollarë, të gatshëm për t’u investuar në Kosovës, pas arritjes së një marrëveshje.
“Vizita ka filluar në takimet më me ndikim në Ëashington. Kam treguar për përpjekjet e Kosovës për paqë. Kemi diskutuar për siguri, për rolin e SHBA-së dhe Kosovën si aleati më besnik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën kohë në një darkë zyrtare ku ishin ftuar zyrtarë të ngarkuar të administratës së SHBA-së por edhe ekspertët tjerë kemi diskutuar për të gjitha zhvillimet në vend. Në të gjitha këto takime kam theksuar rolin e pa zëvendësueshëm të SHBA-së për paqe dhe stabilitet në Ballkan edhe në tërë Evropën.
Kam pasur takime edhe me përfaqësuesit e administratës së SHBA-së në Pentagon jam pritur nga sekretari i mbrojtjes me të cilin kemi diskutuar për të arriturat e ushtrisë së Kosovës e që Kosova të jetë sa më parë në NATO, dhe të pajiset me standarde të NATO-s.
Kemi marrë mbështetje të plotë për aspiratën tonë për ushtrinë dhe lëvizjen drejtë programit për paqe si parakusht për antarësimin në NATO.
Takim jashtëzakonisht i rëndësishëm ishte pritja nga sekretari Pompeo, në një takimsy më sy sekretari Pompeo shprehu mbështetjen e plotë të SHBA-së për të arriturat e Kosovës.
U pajtuam se kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe nuk kemi marrëdhënie të hapura.
Në selinë e departamentit të shtetit më kanë treguar edhe për qindra milionë dollarë të gatshëm për investim në Kosovë porsa të arrihet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.
Pastaj, në kongresmenin amerikan jam pritur nga miku amerikan i shqiptarëve , kongresmeni Engel. Si gjithmonë shpreh mbështetje për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët”, tha ai, duke dhënë detaje edhe për takimin me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
“Në Shtëpinë e Bardhë jam pritur nga Robert O’Brien ku ishte edhe i ngarkuari special i SHBA-së për negociata Kosovë Serbi, ambasadori Grenell. Në këtë takim u fol për gjasat e arritjes së një marrëveshje përfundimtare. Natyrisht se kam vazhduar takimet me komunitetin shqiptar në Amerikë.
Në ndërkohë jemi thirrur përsëri nga Shtëpia e Bardhë nga ambasadori Grenell për takim të radhës në Shtëpinë e Bardhë. Me ftesë të z.Grenell dhe në prezencë të z.O’Brien jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ky takim është i rëndësishëm për disa arsye, shënon rikthimin e fuqishëm të SHBA-së në procesin e kërkimit të arritjes së marrëveshjes përfundimtare Kosovë – Serbi. Ne kemi në Kosovë pa dallim mediat, institucionet, partitë, shoqëria civile, media kanë kërkuar prezencën amerikane në proces. Gjithashtu, që Ëashingtoni të merr një rol bosht në këtë rrethanë.
Është një sukses historik, takimi shënon gatishmëri për të vazhduar procesin pas një shtangimi prej një viti e më tepër. Takimi e lehtëson apo mund të bëjë më të afërt arritjen e një marrëveshje.
Si Kosovë kemi fituar lirin edhe pavarësinë e Kosovës, me sakrifica dhe mundim.
Ka mbetur të bëhet edhe hapi i fundit, ky është anëtarësimi në organizatën e Kombeve të Bashkuara”, tha Thaçi.