Yuri Kim ka zhvilluar një takim dy orësh me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
Takimin kokë më kokë e ka konfirmuar vetë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim pas interesimit të Euronews Albania pranë selisë diplomatike në Tiranë.
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim konfirmoi se kishte zhvilluar një takim dy-orësh me ministren Gjonaj.
Diplomatja amerikane pohoi se e kishte nxitur ministren Gjonaj të vazhdonte të njëjtin kurs të Reformës në Drejtësi.
Ministrja e Drejtëisë Etilda Gjonaj është akuzuar nga Presidenti i Republikës se ka ndikuar në garën për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.