Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 6 adoleshentë në Përmet, akuzohen për përdhunimin e një 19-vjeçareje


Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Përmetit mbrëmjen e djeshme. Një 19-vjeçare nga fshati Goricë, ka denoncuar për përdhunim disa të rinj nga qyteti.

Dyshohet se përdhunimi i pretenduar ka ndodhur rreth orës 18:00 të ditës së djeshme. Fillimisht të parët ngjarjen e kanë marrë vesh prindërit e vajzës që ishtë nxënëse në gjimnazin ‘Sejfulla Malëshova’.

Pas kthimit të së bijës në shtëpi dhe gjendjes jo të mirë të saj, prindërit e kanë pyetur për atë që kishte ndodhur dhe vajza u ka treguar atë që kishte ndodhur. Pas kësaj ata kanë vajtur në policinë e Këlcyrës rreth orës 22:00 ku kanë denoncuar ngjarjen e rëndë.

Vajza dyshohet se kishte një të dashur, i cili e kishte filmuar me telefon gjatë kohës që kishin kryer marrëdhënie seksuale më parë.

Më pas dyshohet se ai e ka shantazhuar vajzën me anë të telefonit duke e kërcënuar se do e shpërndante në rrjetet sociale videon nëse nuk bënte që do i kërkonte.

Ditën e djeshme rreth orë 18:00,18-vjeçari e ka thirrur vajzën në vendin ku yakoheshin dhe i ka kërkuar që përveç tij, të kryente marrëdhënie seksuale me të edhe shoku i tij 17-vjeçar.

Policia ka ndaluar 6 të rinjtë, dy prej të cilëve akuzohen për përdhunim ndërsa katër të tjerë për ngacmim seksual.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *