Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Reforma në Drejtësi ka dështuar, Dvorani fsheu 100 milionë lekë në vetting


Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për Euroneës ka deklaruar se Reforma në Drejtësi është e dështuar pasi si kreu i KLP-së dhe KED-së janë zgjedhur në mënyrë të paligjshme.

Sipas Berishës, Dvorani ka fshehur 100 milionë lekë në vetting dhe kjo delegjitimon reformën.

Reforma në Drejtësi ka një dështim të plotë. Institucionet i kanë krerët në kundërshtim me Kushtetutën. Kushtetuta thotë se SPAK ngrihet jo më pak se 10 prokurorë.

Kryetari i KLP duhet të jetë magjistrat dhe kreu i KED duhet të jetë magjistrat. Asnjëri nuk është. Dvorani ka fshehur 100 milionë dhe është mbajtur ndërsa të tjerët kanë ikur me 15 milionë të pa justifikuara”-tha Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *