Bosnje dhe Hercegovina ka konfirmuar dy rastet e saj të para me koronavirus.
Rasti u diagnostikua në Republikën Serbe, një nga dy ndarjet politike në Bosnjë. Ministri i Shëndetësisë i Republikës Srpska Alen Seranic tha se burri ishte shtruar në spital në Klinikën Universitare në Banja Luka, pasi ai u ankua se kishte simptoma të sëmundjes. I prekur ishte edhe fëmija i pacientit, ndërsa gruaja rezultoi negative pas analizave.
Ministri i kërkoi publikut të qëndrojë i qetë dhe të shmangë panikun, shkruan Balkan Insight.
Seranic tha se ai priste më shumë raste, pasi shumë boshnjakë punojnë në Itali, që është një nga vendet më të prekura në botë, së bashku me Kinën, Korenë e Jugut dhe Iranin.
Sipas tij, autoritetet kontaktuan shkollën e ndjekur nga fëmija i sëmurë, për të provuar të identifikojnë raste të reja të mundshme. Shkolla është mbyllur përkohësisht.