Vendosni fjalën kyçe....

Çili mohon të gjitha akuzat e Prokurorisë në konferencën për shtyp


Sipërmarrësi dhe botuesi Henri Çili, mesditën e sotme ka dalë në një konferencë për mediat për të folur mbi situatën e pak ditëve më parë ku u arrestua dhe më pas u lirua lixhur me një operacion i cili çoi në pranga mbi 30 të arrestuar.

Çili dha sqarime për të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria ndaj tij.

 “Akuza 1: Mashtrim. Nuk kam kryer asnjë veprim të paligjshëm e nuk kam mashtruar askënd, është marrëdhënie shërbimi mes studios legale, të afërm të personave në procese gjyqësore, janë bërë kontakte për shërbimet juridike në funksion të mbrojtjes ligjore,

Akuza 2: Falsifikim. Nuk kam falsifikuar asnjë dokument, as kam marrë pjesë në përpilimin e ndonjë dokumenti që më pas të jetë falsifikuar.

Fshehja e të ardhurave: Nuk kam fshehur asnjë të ardhur, për të dy cështjet e akuzuara, nuk kam bërë asnjë arkëtim, kontratë shërbimi në të dy rastet kemi qenë në fazën e negociimit.

Ndikim i paligjshëm: Ndikim i paligjshëm, lidhur me dy cështjet, nuk kam takuar asnjë gjykatës, as unë e as avokatët e studios ligjore, në jetën time asnjë gjykatës nuk kam takuar për të ndikuar për vendime të ardhshme gjyqësore.

Përderisa nuk është realizuar asnjë e ardhur, nuk ka mundësi të realizohet asnjë pastrim i veprës penale, dhurimi i dy njësive nga Seit Fishta në kompleksin Fishta është bërë me vullnet të ligjshëm, janë paguar taksat, gjithçka e ligjshme, do bënim kurse trajnimi, shkolla vere e të tjera.

Kontakti me Seit Fishtën ka marrë shkas nga lidhjet e një të afërmi të klientit të studios sime, por nuk ka lidhje me çështjen Aliko.”- tha Çili.

Botuesi dhe pronari i UET-së, aksioner i “Legal Studio” tha se ai nuk beson se është viktimë e asnjë procesi politik.

Çili tha se për çështjet e Feti Yzeirajt dhe vëllezërit Arbjon dhe Alban Alikos, ai pranoi se ka kërkuar përshpejtim të çështjes, por jo të ketë ndikuar tek gjyqtari.

“Kur një gjykatë e lartë nuk ekziston, kur stoku i dosjeve është i tillë, është absurde edhe sikur të kishte qëllimi im, që nuk ishte qëllimi im.

Ekziston mundësia për çështje të rënda që psikologjikisht e përjetojnë dënimin e përjetshëm, është hapësirë ligjore të kërkohet përshpejtimi i çështjes. Përshpejtimin e kam kërkuar, a ka mundësi të ishte çështja e parë. Por nuk kam ushtruar asnjë ndikim”, tha Çili.

Ai tha gjithashtu see bëri konferencën për të dhënë versionin e tij për ngjarjen, përveç deklaratave të policisë e prokurorisë. Çili theksoi se nuk kishte asnjë rrezikshmëri që të largohej dhe se rrethimi kishte qenë i pajustifikuar.

“Gjatë gjithë këtyre ditëve shtypi dhe media është mbushur me versionin e prokurorisë ose policisë dhe besoj se është më minimalja të them versionin tim. Unë më 27 shkurt, Betim Shkupi dhe Ilir Korbi jemi ndaluar në shkelje të rënda procedurale, pa pasur asnjë precedentë penalë në jetën tonë.

Nuk kisha asnjë rrezikshmëri për t’u larguar nga shoqëria, nuk kisha asnjë rrezik për të kryer një krim tjetër, nuk kisha asnjë mundësi për të prishur provat për shkak se kisha qenë në përgjim prej muajsh dhe në këtë kuptim mosthirrja normale nga ana e organeve të drejtësisë e më pas arrestimi ishte krejtësisht i pajustifikuar në rrethanat kur një person ndalohet, arrestohet e më pas njihet me akuzat.

Gjithashtu vendimi i gjykatës së Përmetit i ditës së dielë, e hodhi poshtë masën e arrestit duke normalizuar disi situatën dhe sigurisht do kishte qenë më mirë hetimi në gjendje të lirë sepse s’kam absolutisht asnjë lloj rrezikshmërie.” -tha Çili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *