Vendosni fjalën kyçe....

“Dashuri, xhelozi, urrejtje, pula e gjela” – Rama tallet me deputetët e opozitës parlamentare


Kryeministri Rama ka shkëmbyer disa batuta me deputetin Ralf Gjoni në seancën e sotme në Kuvend.

Kreu i qeverisë i kërkoi Gjonit që të mos i flasë për dashurinë duke i kujtuar se ai për shkak të moshës ia ka dalë të menaxhojë dashurinë, xhelozinë e urrejtjen.

Ndërkohë që ka thumbuar edhe deputetin tjetër të opozitës Alimadhi, duke i kujtuar pulat, gjelat e dashin.

‘Ralf, mos më fol për dashurinë. Mos më fol për dashurinë, se je këtu shëmbëlltyra më kuptimplotë e një dashurie të kaluar në xhelozi, dhe xhelozie të kaluar në urrejtje dhe ndryshe nga ty unë edhe për shkak të moshës i menaxhoj këto ndjenjat që ty të kanë marrë përpara, xhelozinë dhe urrejtjen. Kështu që ke fatin të jetë pranë Ballit Kombëtar dhe pyeti si e kanë menaxhuar edhe xhelozinë, edhe urrejtjen, që ua morën pulat, se për pula luftohej apo jo. Ju donit dashin. Puna është se juve ju kapën nga të dy palët e brirëve të dashit dhe ju mbetët pula, por ruani gjendjen e pulës dhe ndihmoni këta gjelat e rinj që të kuptojnë se xhelozia dhe urrejtja mund t’i kthejnë në pula.’ – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *