Vendosni fjalën kyçe....

Del nga shinat treni i shpejtësisë së lartë në Francë, 21 të plagosur (PAMJET)


Të paktën 21 njerëz kanë mbetur të plagosur, pas një aksidenti me trenin e shpejtësisë së lartë të linjës Strasburg-Paris. Gazeta Le Monde, shkruan se aksidenti ka ndodhur të enjten e 5 marsit në orën 07:45 të mëngjesit, pranë Saverne (në prefekturën e Bas-Rhin).

Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.

Prefektura ka njoftuar se në bord ndodheshin 348 pasagjerë dhe se njëqind zjarrfikës janë mobilizuar.

Dëshmitarët në vendngjarje thonë se fillimish treni uli shpejtësinë dhe më pas u anua nga njëra anë dhe doli nga shinat.

I pyetur nga gazetarët, një grua e cila kishte kaluar me makinë nga stacioni i Strasburgut në orën 7:19 të mëngjesit, shpjegoi se kishte ndjerë “një tronditje shumë të fortë të papritur” dhe “krisje në dritare” .

“Treni frenoi, zbriti nga hekurudha, nuk u rrëzua, por u përkul”, tha ajo, duke shtuar se në makinën e saj nuk kishte dëmtime, por që pasagjerët ishin tronditur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *