Vendosni fjalën kyçe....

“Erion Veliaj shkeli ligjin, emëroi drejtorë në bashki anëtarët e Asamblesë së PS-së” – Denoncimi


Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun e Tiranës, Veliaj, për emërimin e drejtorëve të nivelit të lartë në Bashki, si anëtarë të Asamblesë së Partisë Socialiste.

Zëdhënësja e selisë blu, Zhupa, tha se 6 drejtorë që mbajnë postë të larta publike në Bashkinë e Tiranës janë në kundërshtim me ligjin në postet që mbajnë.

‘Veliaj shkel ligjin me zgjedhjen e drejtorëve të tij të nivelit të larte si anëtar të asamblese së Partisë Socialiste! 6 Drejtor që aktualisht qëndrojnë në funksione të larta publike në Bashkinë Tirane janë në kundërshtim me ligjin në ato pozicione!

Lista e zyrtare e asamblesë së Partisë Socialiste të zgjedhur nga Kongresi i tyre përmban 17 të zgjedhur nga punonjësit e Veliajt në Bashkinë Tiranë. Ambiciet e Veliajt për ti zënë vendin Rames dallohen qartë edhe në këtë rast por lufta e tyre e brëndshme nuk na intereson!

6 Drejtorë të Veliajt e kanë të ndaluar sipas ligjit të nenpunesit civil, që të jenë anetar të partive politike dhe jo me të jenë të zgjedhur në forumet e tyre të larta drejtuese të tyre.

Konkretisht ligji “Për Nenpunësin civil”, Nr 153/2013 në nenin 37, pika 2 sanksionon: Nenpunesit civil të nivelit të lartë drejtues nuk mund të jenë anëtar të partive politike.

Këtë status të nënpunesit civil i nivelit të lartë drejtues e kanë:

  1. Elton Kacidhja, drejtor i Punëtorëve të Qytetit Nr.2;
  2. Taulant Tusha, drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike;
  3. Admir Abrija, drejtor i Kontrollit të Karburanteve;
  4. Arli Naska, drejtor i Tatimeve të bashkisë;
  5. Anila Shehu, drejtoreshë e Qytetit Studenti ;
  6. Zhaneta Beqiri, drejtoreshë e Kopshteve dhe Çerdheve të Bashkisë së Tiranës;

Zgjedhja e tyre si anëtar të asamblesë socialiste është në shkelje të hapur të ligjit. 6 Drejtorët e nivelit të lartë duhet të shkarkohen ose të japin dorëheqjen nga detyrat si drejtor pasi qytetarët e Tiranës nuk mund të paguajnë më paratë e tyre shkelesit e ligjit qe kanë vite që dallohen kryesisht ne shperdorimin e fondeve publike.’ – shkruan Zhupa në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *